Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

DW për mafian shqiptare: 15 familje mafioze janë në Shqipëri, disa kanë mijëra anëtarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deutsche Welle i ka kushtuar një artikull organizatave mafioze më të rrezikshme që operojnë në Europë, ndër to edhe mafia shqiptare.

Sipas Bashkimit Europian, ekzistojnë rreth 5,000 rrjete të krimit të organizuar që veprojnë në të 28 vendet anëtare – dhe ato kanë një efekt të rëndësishëm në ekonominë e bllokut.

Një raport i vitit 2016 i publikuar nga Qendra për Hulumtime të Përbashkëta me bazë në Itali mbi Krimin Transnaksional ose Transkrimi, zbuloi se tregjet e paligjshme gjenerojnë rreth 110 miliardë dollarë në vit, duke arritur në 1 përqind të produktit të brendshëm bruto të Bashkimit Evropian.

Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave (28 miliardë euro në vit) vjen nga tregtia e drogës, edhe pse mashtrimi me taksat – veçanërisht mashtrimi me TVSH-në – po bëhet një burim në rritje i të ardhurave, raportoi ‘Transcrime’.

Aktivitete të tjera të mëdha përfshijnë trafikimin e qenieve njerëzore, falsifikim dhe tregtim të paligjshëm të duhanit dhe armëve. Pjesa më e madhe e këtyre parave pastrohet nëpërmjet bizneseve të ligjshme, veçanërisht në Italinë jugore, ku krimi i organizuar ka rrënjët më të thella dhe portet kryesore të BE-së e rajoneve kufitare.

Krimi i organizuar është aktiv në të gjithë Evropën, me grupe që gjenerojnë mbi 100 milionë euro në të ardhura çdo vit.

Në listën e organizatave mafioze më të njohura është edhe mafia shqiptare, ja çfarë thuhet për të:

Rrjetet me rrënjë në Shqipëri shtrihen në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut dhe Australinë, ku merren me trafikimin e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore – ose organeve të tyre. Mendohet të ketë vetëm 15 familje në Shqipëri, dhe më shumë në komunitetet e diasporës.

Grupet shqiptare konsiderohen shumë ‘tradicionale’, me një mbështetje të fortë ndaj familjes, nderit dhe besnikërisë. Shpesh ato përbëhen nga mijëra anëtarë të shpërndarë nëpër botë.

Më shumë

spot_img