Hapësire reklamuese

Aktualitet

Durrsakët në çadra dhe me rrugët e papastruara nga plehrat, Bashkia hap tender 80 milionë lekë për të blerë pemë dekorative (Dokumentet)

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Kryebashkiakja e Durresit Emiriana Sako

Bashkia e Durrësit ishte një prej Bashkive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave e la të pastrehë mijëra të tjerë.

Por në një kohë kur mijëra qytetarë të Durrësit janë në rrugë dhe presin për ndërtimin e shtëpive të tyre sepse nëntori pothuajse erdhi sërish, Bashkia mendon për të blerë pemë dekorative. Së fundmi, Bashkia Durrës ka hapur një tender për të blerë pemë dekorative në vlerën e 80 milion lekëve të vjetra, ose 8,333,300.00 lekë të reja.

Në faqen zyrtare në Agjencisë së Prokurimeve Publike është publikuar njoftimi për hapjen e tenderit më datë 26 gusht 2020 dhe afati përfundimtar për paraqitjen e ofertave e mbylljen e tij më datë 18 shtator 2020.

Bashkia e drejtuar nga Emiriana Sako është denoncuar shpesh nga qytetarët dhe për situatën me mbetjet dhe pastrimin e qytetit. Në media janë publikuar foto flagrante të koshave të tejmbushur të mbeturinave, ndërsa qytetarët shpreheshin se Bashkia "i kishte harruar".

Dokumentet për hapjen e tenderit:
dfsf_copy.png
fdsfsdf.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu