Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Durrësi zgjohet i tronditur, hidhet në erë me tritol makina e efektivit të policisë, disa të shoqëruar (Emri)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Durrës.

Uniformat blu bëjnë me dije se sasia e tritolit ka shpërthyer në makinën e parkuar të efektivit të policisë Lulzim Kastrati.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:25 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.17 në Durrës, ku fatmirësisht ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë Durrës:

Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img