Hapësire reklamuese

Aktualitet

Durrësi zgjohet i tmerruar, gjendet një trup i pajetë në mes të detit (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Qyteti i Durrësit është zgjuar i tronditur mëngjesin e sotëm teksa një trup pa shenja jete u gjet nga disa peshkatarë.

Kufoma është gjetur në det në një distancë prej gati 10 km nga bregu. Trupi i pajetë është dërguar në Portin e Durrësit me anë të një peshkarexhe. Sipas informacioneve paraprake, ka dyshime se kufoma i përket seksit femër. Verifikimet e para zbulojnë se trupi ka qëndruar në ujë prej një kohe të gjatë. Kufa u gjet teksa peshkatarët po peshkonin në 70 metra thellësi.

Deri tani, nuk ka të dhëna rreth identitetit të personit të vdekur dhe shkaqeve të vdekjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.