Tirana
scattered clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
5.1kmh
40 %
Enj
35 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Durrësi plot me plehra, reagon kryebashkiakja Sako: Nuk depozitojmë dot në Sharrë, po shikojmë për landfille alternative

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako, reagon për situatën në qytetin bregdetar, ku koshat janë mbushur e derdhur me mbeturina, aq sa banorët janë detyruar t’iu vënë flakën mbetejve për shkak të aromës së keqe.

Sipas Sakos, Bashkia po shikon mundësinë e depozitimit të mbetejve në landfille alternative.

“Problemi i depozitimit të plehrave është drejt zgjidhjes. Ai është në instancat qeveritare dhe pritet që ata të bëjnë vendimmarrjet e tyre. Bëhet fjalë për skenarin e dytë që parashikon depozitimin e tyre në inçeneratorin e Sharrës. Derisa ky problem të zgjidhet bashkia po merr të gjitha masat duke përdorur landfille alternative”, u shpreh kryebashkiakja e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm, nga qyteti bregdetar nisi evadimi i mbetjeve drejt landfillit të Bushatit. Më shumë se 16 trajlera u nisën që nga Durrësi. Sako tha se aktualisht ata nuk mund të depozitojnë dot mbetje në landfillin e Sharrës, por situata tha ajo, është drejt një zgjidhje të shpejt.

“Nuk kemi pasur mundësi të depozitojmë në landfillin e Sharrës. Po shikojmë mundësitë të depozitojmë në landfille alternative dhe të licensuara. Të gjitha ndërmarrjet e Bashkisë po punojnë 24 orë. Shpresoj që kjo do të zgjidhet brenda një afati kohor shumë të shkurtër”, shtoi ajo.

Shiko edhe:

None found

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img