Emiriana Sako dhe dy kryebashkiakët e tjerë të Shijakut dhe Krujës pritet të rikonfirmohen në zgjedhjet e 14 Majit, pasi një sondazhi të zhvilluar nga Newsbomb.al. Të tre kandidatët e bashkive të Qarkut Durrës kërkojnë mandat të dytë dhe duket se janë të preferuarit e qytetarëve.
Rezultatet e sondazhit per bashkite e Qarkut Durres
Edhe Elbasani nuk rezervon surpriza. Referuar sondazhit 25 ditor, shihet se në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan qytetarët dhe lexuesit tanë kanë zgjedhur si kandidatë të preferuar, ata të Partisë Socialiste.
Rezultatet e sondazhit per bashkite e Qarkut Elbasan
Gledian Llatja kryeson bindshëm në bashkinë kryesore të qarkut, në Elbasan, përballë kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Luçiano Boçi. Edhe përse ky i fundit ka besimin e dy grupimeve brenda PD, nuk ka arritur të marrë shumicën në sondazh.
Sondazhi i Newsbomb Albania është hapur më datë 15 Prill dhe është mbyllur zyrtarisht paraditen e kësaj të mërkure, 10 maj, siç ishte paralajmëruar dhe rikujtuar dy ditë më parë. Të gjithë qytetarët kishin mundësi të votonin vetëm një herë, për një kandidat.
Rezultatet e sondazhit per bashkite e Qarkut Elbasan