Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Durrësi çon në gjyq ish-prokurorin Fusha, ndër njerëzit më të pasur të drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Durrësi çon në gjyq ish-prokurorin Fusha, ndër
Petrit Fusha, ish-prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës, është marrë i pandehur dhe dosja ndaj tij është dërguar nga Gjykatën e Durrësit. Prokuroria e këtij qyteti e akuzon atë për veprën penale për mos-deklarim të pasurisë. Ky vendim ndaj Petrit Fushës, një ndër njerëzit më të atakuar dhe njëkohësisht i cilësuar si një ndër më të pasurit e drejtësisë shqiptare, vjen pasi hetimeve ndaj tij në procesin e vettingut. "Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin P.F., ku u kërkua të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit", thuhet në njoftimin e plotë të Prokurorisë së Durrësit, për ish-prokurorin Petrit Fusha. Petrit Fusha pati një karrierë të shtrirë në tre dekada si prokuror dhe drejtues i Prokurorisë së Tiranës përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2019, gjatë procesit të vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se dorëheqja e Fushës u bë pasi atij i kishte kaluar barra e provës. Nga raporti i DSIK-së rezultoi se Fusha nuk e kishte deklaruan përfshirjen në veprimtari të krimit të organizuar të vëllait. Ai drejton sot studion ligjore “Fusha & Partners” me aktivitet avokatinë dhe konsulencën, por edhe hotelerinë, turizmin dhe administrimin e pronave të familjes.

Njoftimi i plotë - Prokuroria e Durrësit, 11 Dhjetor 2023

Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq ish-prokurorin P.F.i hetuar për deklarim të rremë të pasurisë Në funksion të hetimeve të procedimit penal nr. 2733/2019, në ngarkim të të pandehurit P.F., rezulton se janë përfunduar hetimet lidhur me akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, pgr. 2, i Kodit Penal dhe në datën 05.12.2023 çështja i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për shqyrtim. Shtetasi P. F., ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit iu nënshtrua procesit të rivlerisimit. Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin P.F., ku u kërkua të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marjen e tij në cilësinë e të pandehurit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese