Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Durrës/ “PD thërret fitore, por komisionerët e saj bllokojnë numërimin e votave”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe pse është herët të thuhet, Durrësi paraqet një rezultat deri diku surprizë, ku e majta është në avantazh të dukshëm.

Ky avantazh ka shkaktuar “reagime” nga kampi kundërshtar, duke zvarritur procesin e numërimit, edhe pse liderët Basha dhe Kryemadhi flasin për fitore.

“Partia Socialiste së bashku me komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e saj është në krye të detyrës, me durim dhe përkushtim për të përmbushur detyrimin ligjor, numërimin e çdo vote të hedhur në kuti, deri në përmbylljen e procesit”,- shprehet në një deklaratë për mediat shtabi qendror i Partise Socialiste, Qarku Durrës.

PS raporton se në disa ZAZ të qarkut Durrës, procesi i numërimitt po ecën me ritme tejet të ngadalta, si në ZAZ-në e Shijakut, në ZAZ-në nr.21 apo atë 24 (zona që mbulojnë Spitallën, Plazhin, etj), ku procesi i numërimit është ndërprerë.

“Përfaqësues të opozitës, po nxitojnë të bëjnë deklarata të tipit “kemi realizuar përmbysje”, “kemi fituar”, “jemi rritur” etj. E cuditshme në fakt, sepse në rast të një “fitoreje” të tillë, përse “u lodhën” papritur komisionerët dhe numëruesit e PD-së? Në 2 ZAZ të qarkut Durrës puna është ndërprerë me justifikimin se komisionerët kanë nevojë për pushim, duke krijuar artifica etj”, thuhet në deklaratë, duke theksuar se votat janë në kuti dhe vonesat nga anë e opozitës nuk do të ndryshojnë rezultatin final.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img