Hapësire reklamuese

Aktualitet

Durrës, gruaja martohet me burrin e vdekur për t’i marrë pasurinë

Shkruar nga Newsbomb

Një 52-vjeçare po gjykohet për akuzën e “mashtrimit” në Gjykatën e Durrësit, në lidhje me një histori në kufijtë e të pazakontës.

Procedimi penal ndaj Shegushe Ballhysës ka nisur pas një kallëzimi të prindërve të ish-bashkëshortit të saj, me të cilin është divorcuar në vitin 2003, i cili ka vdekur në një aksident në punë në Francë, pesë vite më vonë. Sipas prindërve të Artan Lipos, ish-gruaja e djalit të tyre ka falsifikuar dokumente gjatë përpjekjeve për t’u rimartuar me djalin e vdekur.

“Strumbullari” i përplasjes mes tyre është bërë një shumë parash e konsiderueshme që përfitojnë trashëgimtarët e të ndjerit, si siguracion i jetës së tij dhe detyrimet që rrjedhin nga aksidentimi në punë.

Ndonëse disa vite pas divorcit, Ballhysa është angazhuar në rrugë gjyqësore që të bëhej pjesë e kësaj trashëgimie. Për këtë shkak, ajo i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me një kërkesë për “rivendosje në afat të së drejtës për të ankimuar vendimin e divorcit”, me argumentin se ajo nuk ishte në dijeni të gjyqit për divorcin.

Kjo kërkesë u pranua dhe pas ankimit të saj, në qershor 2009, Apeli i Durrësit ka vendosur të prishë vendimin e divorcit të saj dhe pushimin e çështjes, me argumentimin se një çështje për zgjidhje martese nuk mund të vazhdojë kur njëri prej bashkëshortëve ka vdekur. Referuar këtij vendimi, Zyra e Gjendjes Civile, Bashkia Durrës, ka kthyer në gjendjen e mëparshme gjendjen e bashkëshortëve Artan Lipo dhe Shegush Ballhysa, ku statusi i kësaj të fundit ka ndryshuar nga “e divorcuar” në “e ve”.

Pasi është rikthyer në trungun familjar, Ballhysa ka paditur vjehrrin dhe vjehrrën me pretendimin se ata e kishin përjashtuar nga përfitimi i trashëgimisë. Pasi ka fituar në Shkallën e Parë dhe Apelin e Durrësit, në janar 2016, Gjykata e Lartë e ka kthyer dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

Paralelisht, në procesin penal të drejtuar nga gjyqtarja Eda Kaja, përmes mbrojtësit të saj Ballhysa ka kërkuar deklarim të pavlefshëm të akteve të dosjes, me pretendimin se janë shkelur afatet e hetimit. Nga ana tjetër, prokurorja ka pretenduar se hetimi është bërë brenda afateve të përcaktuara në ligj. /Panorama

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.