“Bashkia që duam” në Durrës, ishte stacioni i radhës së kryeministrit Edi Rama pasditen e sotme në qytetin bregdetar.
Veç batutave dhe organizimit, ajo që bie në sy në hyrjen e liderit socialist në turmën e njerëzve mbledhur në sheshin qendror të Durrësit, ishte hyrja e “parisë” kryesore në takim, raporton newsbomb.al.
E hapte Vangjush Dako, që sipas gjithë gjasave dhe burimeve të newsbomb.al, pasi ka marrë tre mandate në krye të bashkisë së Durrësit, nuk do të jetë kandidat. Pas tij vinte menjëherë kryeministri Edi Rama. E menjëherë pas tij, ishte Ardian Çela, administrator i përgjithshëm i OSHEE, dhe një ndër njerëzit që përflitet për të qenë kandidat për postin e kryebashkiakut të Durrësit, raporton newsbomb.al.
Kujtojmë se më parë Çela ka mbajtur detyrën e nenkryetarit të Bashkisë, përpara se të thirrej nga Rama në postin e administratorit të OSHEE. Duhet të kujtojmë, se është ndër drejtorët e vetëm që nuk u prek nga reforma “Rama” për drejtorët e përgjithshëm. Dhe nën drejtimin e tij, OSHEE, ka njohur rritje të administrimit të financave të saj, por edhe të menaxhimit në terren.