Hapësire reklamuese

Politikë

Duma: Tani është koha e duhur për të bërë politikë, vetëm ajo e zgjidh krizën

Shkruar nga Newsbomb
Grida Duma

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka thënë se kjo është koha e duhur për të bërë politikë, pasi sipas saj vetem politikat e mira mund të zgjidhin kriza të vështira.

Kandidatja për bashkinë e Durrësit në vitin 2015, tha për gazetaren Nisida Tufa se vendi ynë nuk ka nevojë për politikë personale, por për politikë reale, me ide gjithpërfshirëse.

Nisida Tufa: A ka vend sot për politikë?

Grida Duma: Sa herë që ka kriza dhe nevojë për zgjidhje të mëdha, ka nevojë për politikë, e politikë reale. Nuk duhet ta shtrembërojmë fjalën politikë. Pasi politika nuk është personale. Duhet të shkojmë te politika reale që njerëzit të mësohen e të mos kenë kompleks se kush i tha këto apo ato ide. Nuk ka kohë më të përshtatshme se sa kjo për politikë. Ky është misioni i politikës, të zgjidhë kriza. PD është në çdo moment duke i treguar të gjithëve që të drejtohemi drejt propozimeve konstruktive për të dalë nga kriza. Fatmirësisht pandemia nuk është në masë tragjike, por mund të kthehet në tragjike reanimacioni i ekonomisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll