Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Duma revoltohet me Nikollën: Mos e trajtoni Ramën si eprorin tuaj, ndalojini fjalën kur flet me përçmim ndaj opozitës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, t’i ndërpresë fjalën kryeministrit Edi Rama, kur, sipas saj, ai flet me përçmim ndaj deputetëve të opozitës.

Duma tha se ka dëgjuar 7 fjalime të kryeministrit Rama, dhe pavarësisht gjuhës së tij, trajtohet nga kryetarja e Kuvendit si “më i barabarti ndër të barabartët”.

“Nuk ka rëndësi cila është etika, morali, degradimi i njeriut qoftë ky psikik, por duhet ta ndaloni fjalën e tij sa herë drejtohet me përçmim”, tha ndër të tjera Duma.

Debati:

Grida Duma: Zonja Nikolla e kam me ju në fakt, ju kam ndjekur me vëmendje edhe sepse jeni zonjë, dhe keni një avantazh në mbështetjen tonë, timen personale. Sa herë ka qenë aty një deputet i opozitës, duhet të ishte ai që iku, që është një karikaturë e demokracisë, duhet të qëndronte aty të dëgjonte dy fjalë normale për vetpërmbajtjen që kemi të gjithë këtu.

Vetpërmbajtja nis me ju zonja Nikolla, sa herë që del një koleg i opozitës, juve ia merrni fjalën, e heshtni, sa herë që ka një ironi opozitare konstruktive ndaj kolegëve. Kam dëgjuar të paktën 7 fjalime të kryeministrit që e trajtoni më të barabartë se të barabartët. Nëse ju vazhdoni që në këtë model që është foltorja që e shikojnë të gjithë shqiptarët, ta trajtoni kryeministrin si eprorin tuaj dhe të jeni vartëse, ky është një model që duhet të mbarojë dhe ju tërheq vëmendjen njerëzisht profesionalisht dhe ju si grua që duhet të jepni një model tjetër për të cilin keni bërë reklamë për veten tuaj. Që t’i drejtohet deputetëve të opozitës në emër të profesionit, duke nënkuptuar përçmimin e tij, juve duhet t’i ndaloni fjalën. Nuk ka rëndësi cila është etika, morali, degradimi i njeriut qoftë ky psikik, por duhet ta ndaloni fjalën e tij sa herë drejtohet me përçmim.

Lindita Nikolla: Faleminderit zonja Duma dhe të jeni e bindur që në respekt të etikës dhe regullores, për çdo deputet pa bërë diferenca se nga cili krah vijnë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img