Hapësire reklamuese

Politikë

Duma reagon për Amfiteatrin e Durrësit: Pse po pritet akoma? Këta po masakrojnë çdo pasuri mbitokë dhe nëntokë

Shkruar nga Newsbomb
Duma reagon për Amfiteatrin e Durrësit: Pse po pritet akoma? Këta

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar për planin për menaxhimin e Amfiteatrit dhe zonave arkeologjike në Durrës që është hedhur në konsultim nga Ministria e Kulturës dhe mund të shkohet drejt menaxhimit te privati.

Përmes një postimi në “Facebook”, Duma ka hedhur akuza mbi qeverinë duke thënë se kanë masakruar çdo pasuri nëntokë dhe mbitoke.

Duma shkruan se qeveria kur zbulon muret antike i muros, ndërsa qytetin antik e shkatërron duke i hedhur beton dhe duke e djegur.

Sipas deputetes i masakruan për t’i konçensionuar nga pasuri e paçmueshme në copëtime dy lekëshe.

Postimi i plotë:

MASAKËR HISTORIKE MBI MIJËRA VITE QYTETËRIM QË I SHPËTUAN MËSYMJEVE DHE LUFTRAVE QË TË SHQYHEN SOT NGA BARBARIZMI QEVERISËS.

I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit!!!

E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin.

Legjitimuan konçensionimin me dështimin?!!

Praktikisht argumentuan se meqënëse këta kur e zbulojnë arkeologjinë e marrin me kamiona dhe e hedhin në det siç dëshmojnë durrsakët.

Kur e zbulojnë murin antik e murosin në themelet e betonit komercial, kur e zbulojnë qytetin antik para Torrës, i hedhin beton dhe e djegin duke e shkatërruar pasurinë e nëntokës!!!

Këta janë ata që do t’i besohet ta lëshojnë me konçension për ta shpëtuar Amfiteatrin e Durrësit?!

Këta që masakruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke?!

Këta që nuk lanë asnjë gjurmë të sheshit kalldrëm, të vollgës së trashëguar si koncept i një qyteti portual!

I masakruan për t’i konçensionuar nga pasuri e paçmueshme në copëtime dy lekëshe.

Çfarë duhet pritur akoma, e pse pritet akoma!!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll