Hapësire reklamuese

Politikë

Duma në Kuvend për zgjatjen e vettingut: PD po udhëheq situatën, sot fillon çlirimi i politikës

Shkruar nga Newsbomb
Duma në Kuvend për zgjatjen e vettingut: PD po udhëheq

Deputetja e opozitës Grida Duma ka folur për zgjatjen e mandatit të vettingut në Kuvend, ku edhe do të votohet sot.

Duma është shprehur se drejtësia në vend nuk është vendosur ende, teksa tha se lajmi i mirë është se PD po udhëheq situatën dhe sot fillon çlirimi i madh o politikës.

“Për gjatë mendimit njeriu mund të kthehet ndër qeniet më të këqija nëse nuk ka drejtësi. Ajo që e dallon njeriun nga kafsha është drejtësia.  Drejtësi në Shqipëri nuk ka dhe nuk është vendosur.

Lajmi i mirë është se PD po e udhëheq situatën. Një organ do sigurojë monitorimin që mund ta kapni ju. Është një clirim i madh për të nisur nga drejtësia për politikën.

Pavarësisht sa bërtisni për formula, drejtësi në Shqipëri nuk ka dhe nuk është vendosur. Ju thoni të gjithë sepse ju, sepse ju, gati një dekadë pushtet. Padrejtësia që keni bërë ju është e ndëshkueshme me drejtësi.

Dëgjova këtu dikë që fliste për Dibrën që tha e keni biznesmen kandidatin. E dini ju se duhet t’ja heqim kapelen biznesmenëve. Ju thoni sot se është lajm i mirë se s’keni ç’bëni se dikush tjetër ua ka vënë  kokën në darë. Lajmi i mirë është që PD po e udhëheq tani situatën. Çlirimi i madh i politikës shqiptare fillon edhe nga këtu sot. Drejtësia është ajo që dallon njeriun nga kafsha. Pa drejtësi nuk ka as ekonomi, as mirëqënie, sepse te drejtësia kryqëzohen që të gjitha. E nisët reformën territoriale si një djallëzi elektorale, ku padrejtësisht një individ fermer në zonat turistike, u thonit se do të quhen të gjithë qytetarë. Ju e përdorët edhe socializmin port të realizuar glorifikimin e oligarkisë”tha Duma ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu