Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
3.6kmh
100 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Duma bën denoncimin ‘Live’: E shikoni këtë vilën 3-katëshe në Rrogozhinë? Është e babait të administratores, po e përdor për…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka denoncuar “live” në emisionin “Log” rastin e një abuzimi administrativ në Gosë të Rrogozhinës.

Ajo thotë se vila tre katëshe e treguar në foto është e babait të administratores së vënë nga PS, dhe se nuk është dëmtuar nga tërmeti.

Duma thotë se megjithatë, kjo vilë dhe shumë të tjera janë futur në programin e rindërtimit pasi duan të përfitojnë më shumë për vete. Ndërkohë thekson se nuk ka pasur tërmet dëmtues në këtë zonë.

Duma: Kjo është një vilë tre katëshe në Gosë të Rrogozhinës. Është babai i administratores së Gosës. E veçanta është që në Gosë dhe Rrogozhinë nuk ka rënë tërmet dëmtues dhe këto vila nuk janë dëmtuar, por po përdoren për njerëzit e vet.

Spiropali: Pse s’i çon në prokurori?

Duma: Patjetër që do shkoj dhe ky kryetari i PS është ky rasti këtu. Të siguroj që nuk flet dot më dhe…

Xhafa: Këta po shfrytëzojnë momentin për të marrë vila të tjera?

Duma: Po patjetër! Në Rrogozhinë 1700 regjistrime kanë nisur në 2 muajt e fundit ku nuk deklarohen dëme reale, e kam të qartë çfarë po ndodh se dal në terren. Pusho se po vazhdoj me faket që do ti. Nuk duhet të bëjnë më regjistrime të tjera për njerëzit e tyre.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img