Hapësire reklamuese

Politikë

“Duken gjurmët edhe pse timonieri e bën hasha”, deputeti akuzon rëndë Ramën

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo akuzon kryeministrin Edi Rama se fshihet pas lajmit që sulmon kryetarin e Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

Lajmi është publikuar nga një portal pranë qeverisë dhe akuzon Krichbaum se është paguar nga Lulzim Basha për bllokimin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Në lajm hidhen dyshime për lidhjen e Krichbaum me Rusinë.

“Shpifje e sulme të neveritshme ndaj personit e familjes të Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për BE në Bundestag. Duken gjurmët edhe pse Timonieri i bën hasha. Turp për të e dëm për Shqipërinë”, shkruan Genc Pollo në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu