Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Duke trokitur gotat me ambasadoren, Presidenti Meta në Festën Kombëtare të Francës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në kremtimin e Festës Kombëtare të Francës, në një ceremoni të organizuar nga selia diplomatike në Tiranë. Në një prej fotove të ndara prej tij, kreu i shtetit shihet duke trokitur gotat me ambasadoren Elisabeth Barsacq.

“Shumë i gëzuar, që së bashku me diplomatë dhe miq të Francës të kremtonim sot Festën Kombëtare të këtij vendi mik, Ditën e Bastijës, që tregoi modelin dhe shembullin për gjithë popujt e Europës se padrejtësia dhe abuzimi me pushtetin nuk mund të jenë të përjetshëm, kur qytetarët ndërgjegjësohen dhe bashkohen për liri dhe drejtësi.

Mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe vazhdon t’i japë për integrimin e saj në Bashkimin Europian.

Nuk ka asnjë alternativë tjetër për Shqipërinë përveç rrugës së pandalshme drejt Evropës së Bashkuar, në përqafim dhe mbrojtje të vlerave dhe parimeve universale të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.

Traktati i Mirëkuptimit dhe Miqësisë dhe Partneriteti Strategjik mes dy vendeve janë dëshmi e vullnetit tonë të përbashkët për forcimin dhe pasurimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera, që këtë vit shënojnë edhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike”, shkruan presidenti Meta.

Më shumë




spot_img








spot_img