Hapësire reklamuese

Rajoni

Duke shtrënguar duart, Palmer në kafe me ish-presidentin serb në Beograd, ja për çfarë biseduan (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Duke shtrënguar duart, Palmer në kafe me ish-presidentin serb në

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Matthew Palmer gjatë vizitës në Beograd ka takuar ish-presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.

Ka qenë vetë Tadiç i cili ka postuar një foto me diplomatin amerikan, ku shprehet se kanë biseduar për demokracinë në Serbi, ekonominë dhe demografinë.

Ndër të tjera ai ka thënë se pjesë e bisedës mes tyre ka qenë edhe çështja  me Kosovën.

“Një bisedë e shkëlqyeshme me Matthew Palmer. Biseduam për demokracinë në Serbi, ekonominë, problemet ekonomike dhe demografike, Kosovën, problemin e lirisë së mediave dhe situatën politike në rajon”, ka shkruar Tadiç në foton që shpëndan në Twitter.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu