Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotoalbum nga mëngjesi i 111-të i Pavarësisë së Shqipërisë në Sheshin e Flamurit dhe Muzeun e ri “SELAMI”.
Rama ka ndarë disa foto, kun ë një ndër to shihet teksa shtrëngon duart me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Rama ndër të tjera shkruan se Muzeu i ri “Selami” është një destinacion i ri kulture që i shtohet Vlorës, falë pasionit të Çim Selamit e talentit të rrallë të Agim Sulajt.
“FotoALBUMI i mëngjesit të 111-të të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit dhe Muzeun e ri “SELAMI”, një destinacion i ri kulture që i shtohet Vlorës, falë pasionit të Çim Selamit e talentit të rrallë të Agim Sulajt, piktorit vlonjat që jeton jashtë atdheut me kokën mbrapa në vendlindje”, shkruan Rama në postimin e tij.