Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Duke pritur radhën, Basha kandidati i parë që shkon për të votuar në zgjedhjet brenda PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD-së Lulzim Basha është i pari nga kandidatët për kryetar të kësaj partie, që i është drejtuar kutisë së votimit.

Basha shihet në radhë duke pritur për të votuar, teksa kur ka shkuar në qendrën e votimit është pritur me ovacione nga të pranishmit.

Pas vatimit Basha ka mbajtur edhe një fjalë të shkurtër për mediat. Ai tha se procesi tregon vlerat demokratike në këtë parti.

“Dua të falenderoj të gjithë demokratët, komisionerët. Me këto process tregojmë vlerat. Këto janë vlerat e demokracisë dhe konkurrencës. Me këto vlera kemi nisur debatin dhe me këto vlera do e çojmë deri në fund regjimin e Rama-Doshit” tha Basha pasi hodhi votën e tij.

Kandidatët në garë për kreun e PD janë: Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli, Lulzim Basha dhe Agron Shehaj.

Janë rreth 75 mijë anëtarë të PD që kanë të drejtën e votës dhe që do t’i drejtohen sot 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave anëtarët do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin.

Votën mund ta hedhin vetëm personat që kanë kartë anëtarësie. Votmimi nis në orën 08:00 dhe mbyllet në 19:00.

Katër anëtarët kanë nga një përfaqësues në çdo qendër votimi.

Më shumë

spot_img
spot_img