Tirana
broken clouds
10 ° C
10 °
10 °
87 %
1.5kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
13 °
Mër
16 °
Enj
18 °
Pre
12 °
E hënë, 19 Prill, 2021
spot_img

Duke përkëdhelur një foshnje, Yuri Kim sheh nga afër investimet e SHBA te ‘Koço Gliozheni’: Krah për krah do të kalojmë edhe pandeminë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, e shoqëruar nga zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe drejtori i UNICEF-it në Shqipëri, Roberto De Bernardi, vizituan sot maternitetin “Koço Gliozheni”.

Ata patën mundësinë të shohin nga afër sesi ndihma e SHBA për Shqipërinë po vihet në përdorim.

Ambasadorja amerikane ka publikuar disa foto të ëmbla teksa shihet duke përkëdhelur një foshnje në maternitet.

Ambasada amerikane  shkruan se “vlerëson përkushtimin dhe kontributin e mjekëve në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë qenë në  vijën e parë të luftës ndaj Covid-19”.

“Ambasadorja Yuri Kim, e shoqëruar nga Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Znj. Rakacolli – Kapisyzi dhe Drejtori i UNICEF-it në Shqipëri, Z. Roberto De Bernardi, vizituan sot maternitetin “Koço Gliozheni” dhe patën mundësinë të shohin sesi ndihma e SHBA për Shqipërinë po vihet në përdorim. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2 milion dollarë për Shqipërinë në përgjigje të pandemisë COVID-19, duke përfshirë këta 10 inkubatorë, 10 tavolina reanimacioni, 12 ngrohës dhe 10 llampa foto-terapie për njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit në spitalin “Koço Gliozheni”. Ambasada Amerikane e vlerëson kontributin dhe përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë qenë në vijën e parë duke luftuar pandeminë. “Krah për krah” do ta kalojmë edhe këtë!”, shkruan faqja e ambasadës amerikane në Facebook.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img