Policia ka çuar në vendin e ngjarjes 19-vjeçaren, Hygerta Meta, e cila vrau dhe groposi babain e saj, Pëllumb Metën, pasi ky i fundit donte ta fejonte dhe martonte pa dëshirën e saj.
Në pamjet e mësipërme shihet se policët mbajnë për krahu 19-vjeçaren, e cila shfaqet me maskë Covid-i, ndërsa hetuesit i bëjnë pyetje për krimin e rëndë. Ata shihen duke qëndruar pikërisht në vendin, ku 19-vjeçarja varrosi të atin pasi e qëlloi me armë zjarri.
Edhe pse dyshohet se vajzë ka pasur bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, ajo është shprehur se krimin e ka kryer e vetme, teksa ka thënë se “o do e vrisja o do arratisesha”.
“E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain. Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”, ka thënë ajo.
Lexo edhe: Horror në Durrës, donte ta fejonte me zor, vajza vret dhe varros në oborr babain
Pëllumb Meta, u vra në mënyrë monstruoze nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta. Ngjarja ndodhi ditë më parë në fshatin Shënavlash të Durrësit, ndërkohë u zbardh së fundmi nga Policia e qytetit bregdetar.
Ne foto Pellumb Meta
Lexo edhe: Ky është 49-vjeçari që u vra nga e bija në Durrës
Ka qenë një nga djemtë e Pëllumb Metës që u paraqit pranë Komisariatit të Durrësit më 13 shkurt duke denoncuar zhdukjen e së atit. Që prej atij momenti blutë e qytetit bregdetar filluan kontrollet dhe fillimisht gjetën makinën e të ndjerit, të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.
Lexo edhe: Kjo është 19-vjeçarja që vrau e groposi të atin në oborrin e shtëpisë
Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë anëtarëve të familjes. Ka qenë vetë e reja e cila ka rrëfyer krimin e rëndë, pas insistimit dhe marrjes në pyetje disa herë nga efektivët. Ajo tregoi se ka vrarë babanë e saj pasi ai donte ta fejonte pa dëshirë me një emigrant. Vajza, 19 vjeç ishte studente në viti e parë të Ekonomikut dhe nuk ishte aspak dakord që te fejohej pasi donte të vazhdonte shkollën.
Sipas dëshmisë, Hygerta Meta, ka deklaruar se 49-vjeçarin e vrau pranë banesës në një kasolle, me një pistoletë, të cilën thotë se e ka pasur i ati pasi punonte si roje nate.
LEXO EDHE: Krimi monstruoz në Durrës, vajza e vrau, e lidhi dhe e paketoi me qese të atin