Nëse keni një telefon Android me një marifet të thjeshtë do arrini të përmirësoni me 20% baterinë e telefonit tuaj si dhe do përmirësoni shpejtësinë e tij.
Aplikacioni që harxhon baterinë dhe duhet fshirë është Facebook. Shumë përdorues në rrjetet sociale e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Një blogger i teknologjisë shkruan se që kur e fshiu aplikacionin e Facebook, jo vetëm që arriti të kursente më shumë bateri në telefon por fitoi edhe më shumë kohë të lirë në jetën reale.
Megjithëse ai pranon se vijon ta përdorë aplikacionin tjetër të Facebook, Messenger, të cilin e përdor për të komunikuar sa më shkurt me miqtë e tij.