Banorët e Dukagjinit kanë dalë këtë të hënë masivisht në një protestë paqësore në rrugët dhe sheshet kryesore të Shkodrës. Me pankarta dhe banderola të mëdha, ata kanë ndaluar para Bashkisë së drejtuar nga Bardh Spahia dhe kanë kërkuar ndërtimin e rrugës.
Ata janë shprehur se pavarësisht daljeve në media dhe pasqyrimit të rastit, nga institucionet përkatëse nuk është marrë asnjë masë dhe rruga është jashtë çdo parametri teknik.
“Eshte dhimbshme ta shikosh karrexhatën e mbushur plot me pllaka përkujtimore, qirinj dhe simbole të tjera që i përkasin nekrologjisë dhe jo të drejtës së jetës…”, janë shprehur banorët. Ata kanë prezantuar dhe tre kërkesat që kanë për autoritetet vendore:
- Të merren masat e nevojshme për ndërtimin dhe asfaltimin segmentit rrugor që lidhe Njësitë Administrative te Pultit, Shoshit, Shalës, duke filluar nga fshati Prekal, në përputhje me normat e miratuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Te filloje mirëmbajtja e rrugës ekzistuese derisa të nisin punimet për Rrugën e Re.
- Të informohemi mbi te vërtetën rreth projektit, nëse ka pasur një të tillë në 30 vitet e fundit, fondin si dhe te dhena teknike dhe inxhinierike qe lidhen me Rrugën e Dukagjinit, bazuar ne ligjin nr.119 për të Drejtën e Informimit ku theksohet se: “çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik”