Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

“Dukagjin Lipa mu betua që nuk do më lejonte të këndoja këngën e Adem Jasharit”, arrestohet këngëtari shqiptar pasi u ngjit në “Sunny Hill” pa leje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar këngëtarin, Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi i grupit “Ilirët” pasi theu rregullat e festivalit “Sunny Hill”.

Krasniqi u shpreh se  babai i Dua Lipës, Dukagjini kishte urdhëruar arrestimin e tij me qëllim që të mos këndojë këngën për Adem Jasharin.

Përmes një postimi Krasniqi theksonte se kishte kërkuar që të këndonte këngën për komandantin legjendar mirëpo, sipas tij, Dukagjin Lipa i ishte betuar se nuk do ta linte që të performonte.

Në njoftimin e policisë thuhet se këngëtari është arrestuar pasi është ngjitur në skenë pa autorizim.

“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty.

Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img