Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Duka zbulon datën e propozuar për zgjedhjet lokale: Opozita mund të humbë nëse…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka rrëfyer se gjatë takimit të mbajtur ditën e sotme me presidentin Bajram Begaj, u propozua data 14 maj, si datë për zgjedhjet lokale të 2023.

“I propozuam Presidentit datën 14 maj. Biseda u soll rreth këtyre çështjeve dhe Presidenti paraqiti gatishmërinë e tij për çdo problematikë që mund të hasim gjatë gjithë kohës”, tha Duka për ABC.

Sa i përket propozimit për kandidat të përbashkët, Duka u shpreh se nëse opozita në këto zgjedhje nuk shkon me kandidatë të përbashkët do të humbasë.

“Me pragmatizëm menduam datën 14 maj për zgjedhjet vendore. Nuk mendoj se reforma territoriale do të ketë ndryshim. Mazhoranca ka leverdinë që të vazhdojë me 61 bashki. Duke qenë se opozita nuk ka qenë e fortë dhe ka qenë e përçare. Do të shkojmë në zgjedhjet vendorë më të njëjtin numër bashkish. Presidenti i ri paraqiti gatishmëri për problematikat. Në pretendojmë të fusim sa më shumë anëtar për Këshillin Bashkiak, ne do tentojmë.

Me klimën në opozitë nëse arrijmë bashkëpunim dhe kemi në ndonjë bashki kandidat që të fitojë fitoren, si kandidatura në Urën Vajgurore. Jemi takuar me Berishën, në këto kushte negocimi pas 6 vitesh ,u duk shumë bashkëpunues, mirëpriti çdo lloj propozimi. Synimi i PPA është të ketë 2 anëtarë në këshillat e çdo bashkie. Qëllimi i vetëm është të japim maksimumin e mundshëm. Nga të gjithë njerëzit që kam takuar nga rangu tij mu duk njeri me bashkëpunues dhe shumë I lehtë për të negociuar. Ka vullnet pozitiv edhe nga Meta. Nëse nuk dalim me nja kandidat, humbim zgjedhjet. Nëse arrijmë pesë bashki gjithë opozita duhet të jetë e lumtur. Protestat e premtuara nga opozita: Sa më shpejt të jetë e mundur të gjejmë gjuhën e përbashkët, ia kam thënë edhe Berishës, pasi të bëhet kjo bëhen edhe protestat”, tha Duka.

Më shumë




spot_img








spot_img