Hapësire reklamuese

Sporti

Duka mesazh De Biasit: Fokusohu te Shqipëria, Italia të tregohet serioze dhe të mos e kontaktojë trajnerin

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i FSHF-së kërkon përqëndrim maksimal nga trajneri Gianni De Biasi në prag të Europianit, pas zërave në mediat italiane për një largim të mundshëm nga kuqezinjtë. Në një intervistë për Report TV Armand Duka ai shpjegon kontratën e tij por ndërkohë ka edhe një apel për të:

"Ka një kontratë e cila ka një klauzolë që me pagesë mund të prishet në mënyrë të njëanshme. Nuk mendoj se është duke menduar edhe ai për këtë punë. Jeta është një dhe atij europiani i ka ardhur 60 vjeç. Nuk besoj se do t'i vijë shanci për ta pasur edhe herë të tjera dhe për ta shpërdoruar këtë që ka," tha Duka.

 Duka pranon se do ishte nder edhe për Shqipërinë nëse De Biasi ulej në pankinën e kaltër por i cilëson jo etike kontaktet e Federatës Italiane që kërkon De Biasin si pauses të Conte-s.

"Federata italiane është aq etike dhe aq serioze sa t'i respektojë rregullat e lojës. Dhe rregullat e lojës janë që të mos kontaktosh një trajner apo futbollist që është me kontratë," tha kreu i FSHF-së.

Ashtu si çdo shqiptar edhe Presidenti ëndërron kalimin e grupit në Francë:

"Ne jemi shumë të kënaqur, kur thonë me këmbë në tokë, që jemi në europian për herë të parë dhe nuk duhet ta vëmë skuadrën në presion për më shumë se kaq. Unë uroj dhe gjithëkush ëndërron që të kemi një fitore," shprehet Duka.

Gjatë intervistës, Duka ka folur edhe infrastrukturën e futbollit shqiptar. Pas stadiumit të Shkodrës ai bën me dije se brenda muajit nis puna edhe për stadiumin Kombëtar në Tiranë.

"Brenda këtij muaji do shpallim projektin, kontratën dhe gjithçka. Maksimumi në muajin maj do të fillojë puna," tha Duka.

Presidenti zbulon se pjesa më e madhe e ndeshjeve të kualifikueseve të Botërorit do luhen në stadiumin e ri në Shkodër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.