Hapësire reklamuese

Politikë

Duka jep njoftimin e rëndësishëm: PAA rrezikon të mos futet në zgjedhje

Shkruar nga Newsbomb
Duka jep njoftimin e rëndësishëm: PAA rrezikon të mos futet

“Paradoksi është se 50% e popullatës shqiptare jeton në fshat ndërsa e përfaqësuar në parlament ka qenë një numër i kufizuar. Kjo ndoshta, një nga arsyet ka pasur faktin që njerëzit që mbronin këto kauza agrare dhe ambientaliste kanë qënë të shpërndarë. Nëse do të arrimë t'i bashkojmë forcat në dobi të çështjeve që ne mbrojmë, ndoshta do të jemi më të fortë për të realizuar pikërisht ato objektiva që kemi marrë përsipër përballë elektoratit tonë, kryesisht elektoratit të zonave rurale, sepse siç dihet PAA ka në fokus të saj çështjet agrare, zhvillimin bujqësor dhe blegtoral por edhe problemet ambientale, problemet mjedisore për të cilat Shqipëria ka shumë shumë për të bërë. Megjithëse viset shqiptare janë më të bukurat në botë, ose ndër më të bukurat në botë, kjo jo për meritë të shqiptarëve por të natyrës, fatkeqësisht në të gjitha brezat nuk i është kushtuar kujdesi i duhur mjedisit. Prandaj ne u mblodhëm me zonjën Erida, kryetaren e Partisë së Blertë Shqiptare në mënyrë që të firmosim një memorandum bashkëpunimi, gjithmonë bëhet fjala për çështjet mjedisore. Kjo merr një seriozitet akoma më të madh kur prezent kemi sot një parti që merret më të njëjtat çështje nga Kosova, që do të thotë se i jep seriozitetin e duhur këtij lloji memorandumi që do të nënshkruajmë”, u shpreh Duka.

Në fjalën e tij Duka iu referua edhe situatës politike për të cilën tha se PAA mund të rrezikojë të mos futet në zgjedhje, sipas tij kjo për faktin se ka frikë nga gara por për shkak se me këtë qeveri standartet e zgjedhjeve nuk janë të garantuara.

Situata politike fatkeqësisht në Shqipëri është paksa e agravuar dhe PAA mund të rrezikojë të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Duke qenë pjesë e opozitës ne gjithmonë kemi qënë në krah të saj për të mbrojtur një kauzë të drejtë siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Qeveria aktuale me kokëfortësi vazhdon të qëndrojë në të sajën, shpresojmë dhe urojmë që të dy palët të arrijnë të lëshojnë në mënyrë që të arrihet konsensus, jo që të bëjmë një deputet, por që ne të arrijmë të kemi një grup parlamentar në Parlamentin Shqiptar sepse është e domosdoshme, sepse 50% e popullatës jeton në fshat, sepse problemet e bujqësisë, blegtorisë dhe zhvillimit rural nuk janë të zgjidhura, sepse problemet mjedosore janë këto që janë. Nuk është gara që na tremb, sepse sa i përket kësaj ne kemi më shumë se një vit që punojmë për këtë punë dhe kemi gjetur një përkrahje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin shqiptar. Ajo që na tremb është pikërisht sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Një gjë e tillë nuk mund të arrihet në kohën që ka mbetur. Gjithësesi unë gjykoj se lufta e opozitës ka arritur diçka, jo pak, të ktheje vemendjen e opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar pikërisht tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ka arritur që mazhoranca e sotme të lëshojë disa gjëra pikërisht në realizimin e këtyre zgjedhjeve. Unë gjykoj që opozita e sotme nuk mund të pretendojë që të arrijë perferksionin brenda një mandate”, shtoi më tej kryetari i PAA-së.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu