Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Duka: Jam i bindur se në Durrës do më mbështesë edhe PD-ja

Shkruar nga Newsbomb

Agron Duka, kandidati tashmë zyrtar i Partisë Republikane për Bashkinë e Durrësit, duket i bindur në mbështetjen që mendon të ketë edhe nga Partia Demokratike.

“Me sa di unë, kryetari i partisë, Z.Mediu ka pasur një konsultë me Z.Basha për emrin tim, por gjithsesi është shpejt për të folur përë kandidaturën përfundimtare. Nëse vetë PD-ja ka ndonjë emër më të mirë, ju siguroj se unë do të jem I pari që do ta mbështes kandidatin tjetër, gjithnjë nëse vendosin për një kandidaturë tjetër. Por të jeni të bindur se unë nuk I kam hyrë kësaj gare pa qenë I bindur se do të më mbështesë edhe Partia Demokratike”, ka thënë Duka për Gazetën Shqiptare.

Propozimi i Dukës është bërë nga baza e Partisë Republikane si dhe nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese