Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Duhet të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca në Shqipëri? Komiteti merr VENDIMIN, e konfirmon Rakacolli (Ja çfarë u vendos në mbledhje)

Shkruar nga Newsbomb
Vaksina - Mira Rakacolli

Komuniteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit është mbledhur këtë mbrëmje për të diskutuar mbi procesin e vaksinimit me AstraZeneca në vendin tonë, pas debatit të madh global që është duke u zhvilluar lidhur me pezullimin apo vazhdimin e vaksinimit me këtë looj vaksine.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tregoi sot në “Open” se në fund të mbledhjes Komiteti i Imunizimit ka vendosur që të vazhdojë vaksinimi kundër koronavirusit me AstraZeneca.

Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej disa ditësh dhe po injektohet te mësuesit dhe gjithë stafi pedagogjik. Ndërkohë, disa vende të Bashkimit Evropian kanë bllokuar vaksinën, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut apo trombozë.

Ndërkohë Pipero tha se në këtë komitet janë ekspertët më të mirë të fushës së vaksinimit dhe shprehet i sigurt që kanë marrë vendimin e duhur. Ai tha se vetë ka bërë vaksinën Pfizer dhe nuk mund të thotë nëse duhet që qytetarët ta bëjnë AstraZenecën apo jo, pasi si profesionist nuk ka informacione të lidhjes shkak-pasojë të vaksinës dhe vdekjeve apo komplikacioneve të rënda pas vaksinimit.

Qytetarët tha ai, janë të lirë të zgjedhin nëse duhet ta bëjnë apo jo vaksinën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll