Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

“Duhet të thirren institucionet”, Salianji te “Siguria”: Duhet të jepet llogari për çështjen e McGonigal dhe sqarime për çmontimin e kamerave

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar që në Komisionin e Sigurisë të diskutohet për çështjen e shumëpërfolur të McGonigal, si dhe për çmontimine kamerave spiune.

Ai tha se në një kohë që ka ngjarje të rëndësishme, Komisioni merret me ngjarje, të cilat deputeti i ka quajtur “sporti”.

“Komisioni i Sigurisë sa herë që ka ngjarje që kanë të bëjnë me sigurinë merret me ngjarje sporti. Në Shqipëri ka shpërthyer një skandal i madh me ish-drejtorin e kundërzbulimit në SHBA dhe një rast tjetër ku policia njofton se do vijmë t’ju heqim kamerat, kamera në gjithë Shqipërinë që nuk dihet se prej sa vitesh.

Në këto kushte duhet të kishim thirrur institucionet. Të kërkojmë informacionin e nevojshëm nga institucionet e sigurisë për një person që është bërë kryelajm në mediat botërore, McGonigal që në takim me kryeministrin dhe dy këshilltare privat bënë lëmsh gjithë dynjanë, korruptohet, jepen miliona euro vetëm për interesa politike të kryeministrit dhe kësaj qeverie” tha Salianji.

Më shumë