Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

“Duhet të kishit bërë një zgarë…”, Rama për gripin e shpendëve: Do t’ i haja unë pulat dhe të kuptonit…

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga dita e djeshme, ku në një moment është shkëputur nga Kongresi i PS dhe ka zhvilluar vizitë në Panairin e Bujqësisë në sheshin Nënë Tereza.

Ai në një moment ka folur edhe për gripin e shpendëve. Kryeministri teksa ka folur me një fermer është shprehur se nëse kishte një zgarë do ti piqte e ti hante, pasi sipas tij gripi i shpendëve prek pulat dhe nuk ka lidhje me ushqimin.

Edi Rama: Vetëm një gabim keni bërë. Gjithë këto pula. Duhet të kishit bërë një zgarë këtu që të haja unë dhe ta kuptonin që nuk ka lidhje kjo historia e gripit të pulave me ushqimin. E kanë për taksiratin e vet pulat jo për njeriun.

Fermeri: Kemi pasur goxha goditje. Ka pasur një impakt të jashtëakonshëm. Kriza globale ka ndikuar. Por fryrja mediatike na ka dëmtuar. Jemi në një situatë të vështirë.

Edi Rama: Fryrja mediatike është një çmenduri. Të kishit vënë këtu një zgarë dhe të haja unë këtu.

“Ishte kënaqësi e veçantë dalja për disa minuta nga salla e Kongresit, për të takuar vetëm disa prej liderëve të zhvillimit bujqësor, të cilët i kam njohur personalisht në rrugën e Rilindjes së Bujqësisë, burra, gra, djem e vajza, që falë edhe mbështetjes nga qeveria, rrisin prodhimet, eksportet, fitimet e tyre të mundimshme, larg nga mediat e nga qyteti, nga rrëmuja e rrëmeti”shkruan Rama në postimin e tij.

Më shumë