Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Duhet të kaloje 10 lokale paçesh e qoftesh…”, trajtimi në shtëpi i pacientëve me Covid-19, Balla tregon kushtin e aplikimit për rimbursim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, foli për procesin e rimbursimit të pacientëve me Covid, të cilët u trajtuan në shtëpi.

Deputeti socialist tha se kushti i vetëm për të aplikuar për rimbursimin është tamponi për të vërtetuar nëse pacienti ishte prekur apo jo nga Covid-19. Ky proces sipas tij është në diskutim e sipër.

Ai foli edhe për Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku tha se qeveria me në krye Edi Ramën e ka transformuar tërësisht, duke investuar 1 miliard lekë.

Pyetje: Të sëmurët me Covid, rimburismet për pacientët që kurohen në shtëpi.

Balla: Qeveria dhe Kuvendi miratuan nja fond nisur nga të dhënat që ishin për 6 mujorin e parë.1 milliard lekë shtesë për barnat. Në të gjitha vendet e konsultuara ku është aplikuar rimbursiumi, kusht është vendosur tamponi nëse vuan apo jo nga kjo sëmundje. Ky është modeli që kanë përdorur të gjitha vendet. Është bërë një diskutim me Ogertën. Bota ka një vit që po lufton, kur po mbylleshim kishim një opozitë që bërtiste nga divani, pastaj kur u hapëm bërtiste pse po hapemi. Shqipëria nuk e ka koston për të mbyllur sërish vendin, për një Lockdoën të dytë.  Vetë fondi duhet të jetë më aktiv me mjekët e familjes.

Balla foli edhe për investime e kësaj qeverie në qytetin e Elbasanit, kryesisht në Spitalin Rajonal ku tha se janë investuar 10 miliard lekë, duke e transformuar tërësisht.

“Në Spitalin Rajonal të Elbasanit janë investuar 10 miliard lekë, është transformuar tërësisht, më parë duhet të kaloje 10 lokale paçesh e qoftesh për të arritur tek spitali për të marrë shërbimin mjekësor”, u shpreh Balla.

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img