Hapësire reklamuese

Bota

“Duhet të jetë normë”, Putin: Çdo familje duhet të ketë 8 fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
“Duhet të jetë normë”, Putin: Çdo familje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një deklaratë për media është shprehur se familjet e mëdha duhet të bëhen një normë.

Për shkak se normat e lindjes kanë rënë në Rusi, Putin tha se familjet duhet të kenë nga 8 fëmijë. Mediat e huaja shkruajnë se presidenti rus u ka kërkuar grave që të kenë tetë ose më shumë fëmijë pasi numri i të vdekurve të ushtarëve rusë vazhdon të rritet ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, duke përkeqësuar krizën e popullsisë në vend.

Duke iu drejtuar Këshillit Popullor Botëror Rus të mbajtur në Moskë, Putin theksoi në fjalimin e tij se vendi i tij duhet të kthehet në epokën kur familjet e mëdha ishin normë.

“Shumë nga gjyshet dhe stërgjyshet tona kishin shtatë, tetë apo edhe më shumë fëmijë. Le t'i ruajmë dhe ringjallim këto tradita të shkëlqyera. Familjet e mëdha duhet të bëhen normë, një mënyrë jetese për popullin rus. Familja nuk është vetëm gurthemeli i shtetit dhe shoqërisë, është një fenomen shpirtëror, një burim morali”, pohoi presidenti rus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese