Hapësire reklamuese

Politikë

“Duhet të jemi në grupet prioritare”, Enver Roshi kërkon vaksinimin e deputetëve: Për shkak të takimeve me elektoratin, ekspozohemi më shumë ndaj rrezikut

Shkruar nga Newsbomb
Enver Roshi

Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi, i ka bërë një kërkesë kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që deputetët të jenë në listat prioritare për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Sipas tij, deputetët ekspozohen më shumë ndaj virusit për shkak të takimeve të shumta që kanë me elektoratin.

“Të hartohet një listë për ne, edhe për ata deputetë që nuk e kanë kaluar e për grupe të tjera, që të mos preken deputetët nga Covid-i, që të vaksinohemi, të jemi në grupet prioritare, jo para atyre që janë në frontin e luftës, por në vijën e dytë apo të tretë të përfshihen deputetët për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid”, tha Enver Roshi.

Por kërkesa e tij është kudnërshtuar nga kryeministri Rama, i cili deklaroi se “asnjë deputet, asnjë ministër, asnjë drejtor, që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do ta marrë vaksinën më përpara”.

Kujtojmë se deputeti Enver Roshi e kaloi koronavirusin, pasi u dërgua për kurim drejt Turqisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu