Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
36 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Duhet të ishte shtëpi por u arrestua në Tiranë, Prokuroria e Matit kërkon burgosjen për 6 vite të Tori Xheçukës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Hektor Xheçuka, i cilësuar si eksponent i krimit në Tiranës, është arrestuar pasditen e djeshme në Tiranë. Ai duhet të ishte në shtëpi pasi Gjykata e Apelit e kishte lënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por u arrestua te “Xhamlliku”.

Hektor Xheçuka njihet ndryshe dhe me emrin Tori Xheçuka. Sipas burimeve të policisë kriminale për Ora News, Tori Xheçuka është dyshuar si pjesëmarrës në disa ngjarje të rënda, kundër personit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Rasti i fundit i Xheçukës lidhet me dosjen me Nr.77, të 6 korrikut 2020 në Mat. Ai ka tentuar të vrasë shtetasin Enrik Metra. Për këtë krim është marrë i pandehur nga Prokuroria e Matit dhe akuzohet për veprat penale “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Probleme me drejtësinë ka dhe vëllai tjetër i Hektor Xheçukës, Elson Xheçuka, i cili tashmë është shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021 në Fier.

Prokuroria e Tiranës do kërkojë zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “arrest në burg”, për Hektor alias Tori Xheçuka. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 6 vite burg, por vendimi u apelua dhe Gjykata e Tiranës vendosi 4.8 vite burg.

Në një kohë që Prokuroria e Matit kërkonte dënimin me 6 vite burg, pasi kishte apeluar vendimin e parë për dënim me 4.8 vite, Gjykata e Apelit të Tiranës “e nxori” nga qelia Xheçukën duke e lënë në “Arrest në shtëpi”. Mirëpo, pas kapjes së tij në Tiranës dje, pritet që Hektor Xheçuka të rikthehet në qeli dhe dënimi i kërkuar nga Prokuroria e Matit të pranohet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img