Tirana
few clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

“Duhet një lidership i ri”, Gjekmarkaj: Basha dhe Berisha janë problemi dhe jo zgjidhja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Agron Gjerkmarkaj ka folur në lidhje me situatën në PD, ku ka thënë se grupi parlamentar i ka Lulzim Bashës që të japë dorëheqje.

“Sa i përket mbledhjes ka patur debat normal për kushtet ku jemi, ku shumica e deputeteve të PD, disa i kanë kërkuar Bashës hap pas dhe disa dorëheqjen e pakushtëzuar”, është shprehur Gjekmarkaj.

Ai është pyetur se nëse Basha bën hap pas po Sali Berisha a do të bënte të njëjtën gjë, ai tha se është e vështirë të kushtëzohet Berisha, për sa kohë është përjashtuar nga strukturat e partisë.

“Në fakt që të jem i ndershëm me ju dhe ata që na shohin, unë personalisht në rrafshin e mbajtjes përgjegjësi, ashtu siç mbajta vetë i kam kërkuar zotit Basha të mbajë përgjegjesi. Eshtë  pak e vështire ta kondicionosh zotin Berisha në momentin kur e ke përjashtuar pas 8 Janarit. Nga pikëpamja teknike, demokracia ka procedurë. Ai ka një parti tjetër që është “Shtëpia e lirisë”. Pastaj nëse ka vullnet politik për bashkim e gjëra të tjera, kjo është gjë tjetër, por në këtë moment nuk ke çfarë i kërkon atij sepse ai është një parti tjetër. Sjellja e zotit Basha duhet të jetë sjellje që kushtëzohet nga raportet e brendshme me njerëzit dhe pritshmëritë e publikut nga PD”, u shpreh Gjekmarkaj për “Opinion”.

Ndër të tjera deputeti i opozitës tha se Berisha dhe Basha duhet të hapin rrugën për një lidership të ri në Partinë Demokratike.

“Sugjerimi im është që Basha dhe Berisha janë problemi dhe jo zgjidhja. Të shohin opsione te reja per veten e tyre duke lënë vend për një lidership të ri.

Është në ndërgjegjen e tij se si duhet të sillet zoti Basha. Unë qëndrimin tim e kam bërë publik. Unë  kam dalë  nga PD, në kuptimin kam dhënë dorëheqje që të mos jem protagonist në zhvillimet e mëvonshme. Nuk dua të jem pjesë e asnjë rryme. Nuk do bëj pjesë në këtë lufte civile të PD-së ku luhet për interesat personale të një krahu apo një krahu tjetër. Kontributi im do të jetë në rrafshin e ideve, aq sa idetë e mia kanë vlerë. Sepse nuk pretendoj që janë çelësi magjik.  Do jem deputet i thjeshtë duke luajtur rolin e deputetit ne kohen e mbetur te parlamentit.  në qëndrimin tim e kam bërë publik ndaj zotit Basha dhe zhvillimeve në PD, i mbetet atij të vendosë. Do jem deputet i PD dhe do të jem një deputet pa funksione politike në PD” tha ai.

Më shumë


spot_img








spot_img