Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Duhet mbështetje për të larguar Bashën, flet Arben Imami: E kemi! Hapni Facebook-un e tij dhe shikoni çfarë i shkruajnë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arben Imami, ish-ministri Demokrat është një nga 10 firmëtarët që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të PD-së Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet parlamentare.

I pyetur se si mund të kërkojnë shkarkimin e Bashës kur janë vetëm 10 veta, Imami tha në “Ora Neës”, se numrat janë. Ai mori si shembull profilin në Facebook të Lulzim Bashës, duke thënë se te fjalimi i tij i parë pas zgjedhjeve, ka vërshuar një numër i madh komentuesish që i kërkojnë të largohet.

Pjesë nga fjala e Imamit:

Një njeri që humbet katër palë zgjedhje duhet të japë dorëheqjen. Nuk ishte e nxituar kërkesa, se Basha doli mbrëmë dhe de facto pranoi rezultatin e zgjedhjeve, si dhe de facto nuk reflekton për të marrë përgjegjësitë e tij. Nuk është një kërkesë e pazakontë, kur ai që duhet të reflektojë për përgjegjësitë nuk e bën, dhe s’është një kërkesë e pazakontë për njerëz të lidhur me këtë parti. Kanë qenë adoleshentë dhe sot janë burra e gra me fëmijë që e kanë lidhur jetën me këtë parti. Këto zgjedhje nuk sollën një rotacion politik. Nuk sollën reflektim për gabimet konkrete që janë bërë.

Nga ana tjetër tetë vjet të Ramës pa opozitë dhe katër tani janë shumë, shumë, shumë. Deklarata e firmosur nuk është çështje që janë 10 veta. Do ta kisha firmosur edhe i vetëm. Po e shofim edhe mbështetjen e madhe, hap facebook- të kryetarit të partisë dhe shife çfarë mbështetje ka. Të marrësh një iniciativë nuk ka lidhje me numrin por me idenë. Numrat i kemi bërë dhe dje edhe sot.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img