Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas kallëzimit në SPAK të Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, për vrasjen e katër protestuesve paqësorë në protestën e 21 Janarit.
Braçe kërkon që hetimet t’i kryejë me kurajo SPAK-u dhe thotë se prokuroria nuk duhet të përzihet më, pasi gjatë gjithë këtyre viteve tregoi se nuk kishte vullnet për të hetuar.
Reagimi i Braçes:
21 Janar, gjaku nuk harrohet;
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kallëzoi sot në SPAK, Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ndrea Prendin;
Për pushkatimet shtetërore në 21 janar!
E vetmja gjë që kërkohet tani;
Hetim i plotë, gjithpërfshirës, ligjor, profesional e i paanshem nga SPAK! Poooo, duhet kurajo! Patjetër! Nderkohë, do ishte mirë që prokuroria që deri më sot ka bërë sehir, të mos përzihet më; boll! E dëshmuan që nuk kishin vullnet të bënin gjë!