Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Duhet krijuar Ministria e Sportit”, Andi Lila flet si ministër dhe “shpalos” programin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1b08f93eaa5d91f6391f425b4716fd9d

Numri një i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila është propozuar si kandidat për deputet i PD në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se sporti meriton vëmendje, madje duhet krijuar Ministria e Sportit.

34-vjeçari sqaron arsyet se përse duhet bërë një gjë e tillë, duke u fokusuar në disa pika të shkurta.

Postimi i plotë: 

“Objektivi e politikës së re për sportin: krijimi i Ministrisë së Sportit.

Ministria e sportit duhet sepse:

1-Duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit.

2-Duhet të koordinojë punën me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptarë (KOKSH) dhe Federatat sportive për përmirësimin e cilësisë sportive në Shqipëri.

3-Do të jetë struktura e cila do të përcjelle vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti. Në këtë mënyrë çdo nisëm ligjore e qeverisë do të marrë në konsideratë edhe interesat e sportit.

4-Do të ndihmoj në përmirësimin e akteve ligjore të federatave sportive.

5-Do të kontribuoj në forcimin e luftës anti-doping me ngritjen e laboratorëve të specializuar.

6-Do të ndërtoj politika të qarta për të favorizuar sportistët elitar më qëllim që të mos largohen nga Shqipëria dhe të përfaqësojnë vende të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img