Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Duheshin përkrahur serbët pse po sulmoheshin nga UÇK?”, Forumi Mysliman dënon përkrahjen e Shqipërisë ndaj Izraelit: Tragjedia e palestinezëve e njejtë me atë të shqiptarëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Forumi Musliman i Shqipërisë ka dënuar përkrahjen që Shqipëria ka shprehur ndaj Izraelit në konfliktin me Palestinën.

Në postimin e bërë Forumi Musliman i Shqipërisë ka sjellë dhe njëherë në kujtesë vuajtjet që populli shqiptar kaloi nga serbët dhe sipas tyre situata palestineze i ngjan krejtësisht asaj, të cilën e ka përjetuar edhe shqiptarët gjatë luftës me Serbinë.

“Forumi Musliman i Shqipërisë i sjell në kujtesë qeverisë, se tragjedia që ka pësuar e po pëson populli palestinez i ngjan krejtësisht asaj, të cilën e ka përjetuar edhe ai shqiptar. Nuk janë shume të largëta në kohe vrasjet e dëbimet masive të shqiptarëve në Luften Ballkanike te vitit 1912, të popullsisë së Çamërisë në vitet 1940, e së fundi masakrat e dëbimet millosheviçjane të popullsisë shqiptare të Kosoves. Mos duhej përkrahur shteti kriminal serb, sepse po sulmohej nga “terroristët” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?!… Të gjithë shqiptaret i përjetuan me mirënjohje bombardimet e NATO-s mbi Serbi të udhëhequr nga SHBA. Ata e konsideruan këtë aksion, si një shfaqje të humanizmit në mbrojtje të një populli të rrezikuar nga shovinizmi nacionalist. Forumi Musliman i Shqipërisë pret nga Faktori Ndërkombëtar, që i njëjti qëndrim të mbahet edhe ndaj tragjedisë së popullit të martirizuar palestinez”, shkruhet në postim.

Postimi i plotë:

Me emrin e Allahut Mëshiruesit – Mëshirëbërësit Forumi Musliman i Shqipërisë dënon deklarimin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në përkrahje të Shtetit të Izraelit. Situata tragjike e krijuar nga dhuna e ushtruar mbi popullsinë palestineze në Jeruzalemin Lindor e në Gaza nga shteti izraelit tashmë e shpalosur në mënyrë të qartë përpara opinionit publik botëror është një argument i ri për të treguar karakterin e tij terrorist. Që nga themelimi i tij ky shtet ka ndjekur pa hezitim politikën e genocidit, vrasjes dhe dëbimit masiv të popullsise autoktone palestineze, shkatërrimit të pasurisë së saj, popullimit hap pas hapi me ķolonë hebrej, si dhe futjen e palestinezëve në Geto. Pa përfillur denoncimin e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, duke përfshire edhe ata të Bashkimit Evropian, ata kanë vazhduar me arrogancë aksionin e tyre kriminal në shkelje flagrante të ligjit ndërkombetar. Duke vazhduar me këmbëngulje në këtë rrugë ata kanë qenë gjithnjë në shkelje të definicionit të Konventës mbi Apartejdin të vitit 1973, si dhe Statutit të Romës të vitit 1998 të Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale, e cila e karakterizon apartejdin dhe persekutimin, si krime kundër njerëzimit. Mbi bazën e këtyre persekutimeve, si edhe hulumtimeve të saj, Organizata Human Rights Ëatch ka arritur në përfundimin, se auteritetet izraelite kanë kryer krime kundër njerëzimit të karakterit të apartejdit dhe persekutimit. Duke u mbështetur në këto fakte të pakundershtueshme Forumi Musliman i Shqipërisë do të përpiqet, që të përfitojë nga çdo rast për t’ia bërë të qartë opinionit, se Nazizmi hitlerian dhe Sionizmi izraelit ngjajnë midis tyre shumë më tepër se sa kanë ndryshim. Për t’u bërë krejtesisht të ngjashëm ka mbetur të instalohen edhe krematoriumet! Forumi Musliman i Shqipërisë i sjell në kujtesë qeverisë, se tragjedia që ka pësuar e po pëson populli palestinez i ngjan krejtësisht asaj, të cilën e ka përjetuar edhe ai shqiptar. Nuk janë shume të largëta në kohe vrasjet e dëbimet masive të shqiptarëve në Luften Ballkanike te vitit 1912, të popullsisë së Çamërisë në vitet 1940, e së fundi masakrat e dëbimet millosheviçjane të popullsisë shqiptare të Kosoves. Mos duhej përkrahur shteti kriminal serb, sepse po sulmohej nga “terroristët” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?!… Të gjithë shqiptaret i përjetuan me mirënjohje bombardimet e NATO-s mbi Serbi të udhëhequr nga SHBA. Ata e konsideruan këtë aksion, si një shfaqje të humanizmit në mbrojtje të një populli të rrezikuar nga shovinizmi nacionalist. Forumi Musliman i Shqipërisë pret nga Faktori Ndërkombëtar, që i njëjti qëndrim të mbahet edhe ndaj tragjedisë së popullit të martirizuar palestinez.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img