Regjisori Kiço Londo sjell këtë fundjavë në Tiranë një performancë të bukur teatrore. “Duet për solo” është shfaqja që do të luhet në sallën “Balck Box” të Universitetit të Arteve, ora 20.00.
Nën një atmosferë të rrallë, do të shihni një interpretim shumë të fortë nga Laura Nezha dhe Alert Çeloaliaj. Një tekst i vështirë, me shumë simbolika që janë përkthyer shumë mirë.
Për dramën në datat 7 dhe 8 maj, rezervoni në: 069 4820 625. Një shfaqje teatri origjinale dhe shumë interesante do t’ju mbërthejë. Muzikë përpara kohës. Kostume të jashtëzakonshme. Dekor mbresëlënës dhe estetikë e lartë.