Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Dubai krijoi shi të rremë për të përballuar të nxehtin, por situata del pak nga kontrolli, autoritetet paralajmërojnë shoferët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Emiratet e Bashkuara Arabe gjithmonë janë karakterizuar për temperaturat përvëluese të cilat shkojnë deri në 50 gradë Celsius.

Prandaj edhe Dubai i është drejtuar teknologjisë për të ndihmuar në ndryshimin e situatës dhe për të freskuar sado pak qytetarët e këtij vendi. Ata arritën të krijojnë me sukses shi të rremë në përpjekje për të trajtuar temperaturat e larta të qytetit.

Përmes dronëve shkencëtarët  kontrolluan motin duke ndikuar te retë dhe krijuan me sukses një rebesh shiu, rebesh i cili mesa duket ka dalë paksa nga kontrolli.

Duke qenë se shiu është një mrekulli që mund të ndodhë në Dubai shoferët e automjeteve nuk janë mësuar me këtë situatë dhe me rrugët e lagështa.

Prandaj dhe autoritetet kanë paralajmëruar shoferët që të jenë vigjilent dhe të tregojnë kujdes në rrugët e rrëshqitshme për të parandaluar kështu aksidentet.

Krahas shiut, u parashikuar edhe erëra të forta dhe të gjithë studiuesit shpresojnë që retë do të mund të qetësojnë paksa temperaturat e larta të vendit.

Më shumë

spot_img
spot_img