Hapësire reklamuese

Politikë

"Duan të më mbyllin gojën," Këlliçi: SPAK po më heton! Më kanë vendosur në survejim

Shkruar nga Newsbomb
"Duan të më mbyllin gojën," Këlliçi: SPAK

Ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës nga radhët e koalicinot “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, ka bërë me dije se ka marrë informacione se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetime ndaj tij.

Sipas asaj që ish-deputeti ka thënë ai është vendosur në survejim dhe po përpiqen që ta ndalojnë hde ta intimidojnë për shkak të denoncimeve që ka bërë lidhur me “Inceneratorët”.

 “Kam shumë pak ditë që kam marrë një informacion, që përmes letrave anonime, Policia e Shtetit, SPAK-u, nuk e di kush, vetë Erion Veliaj ndoshta, Policia Bashkiake, kanë hapur një hetim. Më kanë vendosur në survejim dhe po mundohen të më ndalojnë dhe intimidojnë në lidhje me denoncimet që unë kam bërë dhe vijoj të bëj për çështjen e inceneratorëve.

Kështu që e gjitha kjo është një metodë shantazhi për të më mbyllur gojën, por që nuk do t’ia dalin dot”, tha Këlliçi për CNA.

Lidhur me këtë ka reguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë fjalës së tij për mbështetësit demokratë tha se SPAK, duke iu referuar si “grupi i strukturuar kriminal me në krye Altin Dumanit”, ka çelur hetimet për Këlliçin. Kjo sipas Berishës ka ardhur vetëm për faktin se ai çdo ditë është duke denoncuar aferën e shekullit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Këto kohë, i tmerruar nga ju, i tmerruar nga misionarët e Rrugës së Shpresës, ai ka vërsulur institucionet në mënyrë të tërbuar kundër opozitarëve. Deputetët e opozitës, eksponentë kryesorë të saj, vihen në përgjime, vihen në hetime vetëm e vetëm për deklaratat që bëjnë, për të vërtetat që i përplasin në fytyrë, kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare.

Sot mediat njoftojnë se grupi i strukturuar kriminal me në krye Dumanin e partisë në SKAP, kanë çelur hetime për Belind Këlliçin, vetëm e vetëm pse ai dënon çdo ditë firmat në vjedhjen e shekullit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe amnistinë kriminale të Damanit dhe Krajës ndaj tyre.

Edi Rama, një proces të hapur ke në Uashington.Siç njoftoi radio publike e SHBA, akuza është tmerrësisht e rëndë. Ke korruptuar njeriun që me ligjin amerikan, me misionin e tij, kishte për detyrë të mbronte SHBA nga korrupsioni. Një akt të tillë ndaj një vendi mik nuk e ndërmarrin kurrë partnerët, e ndërmarrin vetëm armiqtë e saj”, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese