Hapësire reklamuese

Politikë

"Duan asgjesimin e opozitës", Bardhi:Po pengohet vendimi i GJK për mandatin e Xhaçkës

Shkruar nga Newsbomb
"Duan asgjesimin e opozitës", Bardhi:Po pengohet vendimi i GJK

Kryetari i grupit të PD, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat ditën e sotme nga kryesia e Kuvendit.

Ai ka folur për protestën e djeshme, për ndalimin dhe pengimin e zërit të opozitës në Kuvend dhe sipas tij ky është një urdhër i Edi Ramës i cili zbatohet nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Nëse Rama ka marrë vendim të asgjësojë opozitën, do na ketë përballë. Nëse do asgjësimin e shtetit, jam këtu për t’i kujtuar se do të na ketë përballë. Me arrogancën e shtetit shtohet qëndresa e njerëzve të lirë. Ne bëjmë betejë për qytetarët dhe parimet e një vendi demokratik. Kuvendi ka degraduar aty ku fut në xhep vendimet Kushtetueses, i shpërfill, i injoron nuk i zbaton.

Prej një viti me urdhër të Ramës kryetarja e Kuvendit pengon vendimin e GJK për mandatin e Xhaçkës. Kryetarja e GJK e konsideroi një veprim i paimagjinueshëm. Detyra jonë, të mbrojmë Kushtetutën e vendit dhe të mos i nënshtrohemi arrogancës së regjimit.”

Ai shton se Parlamenti duhet t’i kthehet sa më parë normalitetit dhe se ngritja e Komisioneve Hetimore është funksion kushtetues i Kuvendit.

Parlamenti duhet t’i rikthehet normalitetit dhe kjo po pengohet nga refuzimi që mazhoranca bën ndaj kërkesave të opozitës. Ne e mbështesim Amnistinë Penale, ka qenë traditë e gjatë kur është votuar në mënyrë konsensuale, Por para se të shkojmë në këtë fazë, pra të bëjmë një konsensus të rremë, do duhet t’i rikthehemi shinave të kushtetutshmërisë. Ngritja e komisioneve hetimore është funksion kushtetues i Kuvendit”- tha Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese