'Duam të mbijetojmë', pas ankesave të sipërmarrësve, Basha bën premtimin: Gjatë qeverisjen sime...

Publikuar tek: politike, më 18:39 04-07-2020 'Duam të mbijetojmë', pas ankesave të sipërmarrësve, Basha bën premtimin: Gjatë qeverisjen sime... Basha në Pogradec

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me qytetarë dhe biznese në Pogradec për të dëgjuar shqetësimet rreth rënies drastike të ekonomisë dhe mungesës së ndihmës prej qeverisë.

Në çdo biznes ishte garantuar respektimi i masave për distancimin social dhe higjienën, por problem mbetej gjendja e rënduar ekonomike. “Ka rënë fuqia blerëse”, “na janë rritur taksat bashkiake”, “shumë dobët”, “është shumë keq”, ishin shprehjet e tregtarëve pogradecarë, që tashmë janë bërë të zkonshme, si në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë takimeve me kryetarin e opozitës, sipërmarrësit ndanë shqetësimin për krizën e rëndë ekonomike, që shoqërohet me largimin e njerëzve nga puna dhe me mbylljen e biznesit. Kjo situatë rëndohet çdo ditë e më shumë, ndërsa qeveria nuk tregon asnjë vëmendje dhe kujdes për biznesin e vogël, që pas pandemisë dhe rinisjes së aktivitetit, po shkon vetëm në rënie.

Një tregtar i tha Bashës se dyqanin e kishte mbajtur hapur gjithë kohës, por siguracionet, taksat dhe faturat po paguhen në mënyrë normale përkundrejt premtimit të qeverisë se ato do të shtyheshin.

“Janë siguracionet që duhen paguar muaj për muaj, që është barrë e madhe. Duhen paguar ujë, drita, tarifa jonormale që vazhdojnë akoma. Nuk pretendojmë për fitime, pretendojmë të mbijetojmë”.

“Një nga problemet kryesore të biznesit janë taksat, të cilat duhen paguar njësoj si një vit më parë, megjithëse ata nuk e kanë hapur biznesin për dy muaj me radhë.”- tha pronari i një lokali në Pogradec.

Biznesin po e dëmtojnë rëndë taksat, tatimet, si edhe rënia e konsumit për shkak të pandemisë ekonomike.Pjesa më e madhe e bizneseve në Pogradec vuajnë rënien e xhiros në masën 50%, 60%, made në raste të tjera dhe 70%.

“Po thuajse 50% e mos them më shumë… shumë. Lokalet pothuajse pjesa më e prekur është restorantet. Janë shumë dobët.”

Një fenomen shqetësues i ngritur nga bizneset është dhe rënia e konsumit dhe blerjes të asortimenteve bazë të tryezës siç është dhe mishi.

“Por vertet mos.. gjys për gjys, dhe atë që e marrin e marrin duke, domethënë duke qënë të ndrydhur jo se e marrin me dëshirën më të madhe. Ndërkohë që mishi është ushqim, pas buke vjen mishi, e kupton? Se s’mund të ndërtosh një drekë pa pasur një thelë mish”

Kryetari i Partisë Demokratike vizitoi dhe ambientet e një fasonerie. Gjatë bisedës me kreun e opozitës, pronari i fasonerisë iu shpreh se kostot ishin rritur për shkak të masave të marra kundër infeksionit në muajt e parë të pandemisë.

“Jemi ruajtur me masa ekstreme… Gjithsej kemi 125 punëtorë, sigurisht që me kosto shtesë”

z.Basha iu premtoi punëtorëve të fasonerisë se me uljen e taksave për biznesin, rrogat e tyre do të rriteshin.

Kreu i opozitës Basha tha se kjo është krizë ekonomike që e ka burimin tek dështimet e njëpasnjëshme dhe keq-alokimet e financave publike nga ana e qeverisë. Ai theksoi nevojën urgjente që ka biznesi për mbështetjen e duhur dhe kjo, sipas tij, do vijë me planin e Partisë Demokratike për ekonominë.

“Kjo është kriza ekonomike që e ka burimin tek dështimet e njëpasnjëshme dhe keqalokimet e financave publike nga ana e qeverisë. Shqipëria duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe këtë kemi parasysh me taksën e sheshtë 9% për biznesin mbi 140 milion, me taksen 0.5% të xhiros për të gjithë biznesin e vogël nën 140 milion lekë. Asnjë tatim, asnjë taksë tjetër, të punojnë lirisht. Këtë kemi parasysh me karantinën e inspektoriateve vitin e parë të qeverisjes time të ardhshme. Një vit karantinë do të thotë: Nukk do të shikojnë inspektorë me sy deri sa ne të kemi ligjin dhe zbatimin e ligjit në nivele europiane. Në asnjë vend të Europës nuk vjen inspektori sa hap qepenin e derisa mbyll qepenin, tatimorja, ambjentalisti, higjenisti t’i bëjë terror biznesit”, -tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014019966125488
array(1) { ["section"]=> string(130) "duam-te-mbijetojme-pas-ankesave-te-sipermarresve-basha-ben-premtimin-ne-qeverisjen-time-do-ulen-taksat-dhe-do-rriten-rrogat-212837" }