Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

‘Duam një zgjidhje kompromisi’, Vuçiç: Nuk e pranojmë poshtërimin e qytetarëve të Serbisë

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se dëshirojnë të ruajnë paqen mes tyre dhe Kosovës.

 Në një konferencë për median ai tha se qëllimi i tyre është stabiliteti, ndaj Beogradi dëshiron zgjidhjen e një kompromisi me Prishtinën.

“Nuk duam që kjo të na ndodhë dhe të na befasojë, jo është arsyeja pse ne do ta ruajmë paqen. Prandaj nuk angazhohemi për një konflikt të ngrirë, por duam një zgjidhje kompromisi dhe të këmbëngulim në procesin që zhvillohet nën përkujdesjen BE-së”, tha Vuçiç.

Ndër të tjera ai shtoi se dëshiron një zgjidhje kompromisi, por që nuk do të pajtohet me poshtërimin e Kosovës.

“Obligimi ynë është që, duke u përballur me sfidat, kurse presionet më të mëdhatë janë rreth Kosovës dhe përpjekja për të detyruar Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës, e për këtë të mos marrë pothuajse asgjë, me dëshirën tonë që gjithmonë të shprehim qëllimin tonë për të biseduar dhe për të arritur një zgjidhje kompromisi. Sigurisht nuk e pranojmë poshtërimin e qytetarëve të Serbisë, dhe qytetarëve tanë në Kosovë,” tha Vuçiç ndër të tjera.

Më shumë