Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

“Duam një vend normal”, Agron Shehaj në protestën e PD: Të tregojmë se nuk duam të vijmë në pushtet për të vjedhur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka qenë një prej folësve në protestën e Partisë Demokratike që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shehaj ka akuzuar qeverinë për keqqeverisje duke e çuar vendin sipas tij në këtë gjendje të rëndë ku ndodhet sot.

“Do jemi edhe më shumë”, tha Shehaj gjatë fjalës së tij “nëse ne tregojmë se nuk duam të vijmë në pushtet për të vjedhur dhe për t’u pasuruar”.

Pjesë gnga fjala e Shehajt:

Rama investon miliona në media dhe lobime për t’i bindur shqiptarët se jemi të gjithë njësoj. Pasi u pasuruan në kurriz të shqiptarëve, tani duan të na bindin se nuk ka më njerëz të ndershëm. Shqiptarët iknin nga vendi se qeveria është thellësisht e korruptuar. Nuk pajtohemi me blerjen e mediave, kapjen e drejtësisë. Ne që duam një vend normal, që zhvillohet me punë, ne jemi shumica. Ky nerv është gjallë. E dëshmon prania juaj sot këtu dhe shumë të tjerë që do të na bashkohen vetëm nëse ne tregojmë se nuk duam të vijmë në pushtet për t’u vjedhur dhe për t’u pasuruar, duam të tregojmë që atdhedashuria është alternativa e vetme e jona.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img