Hapësire reklamuese

Bota

“Duam 100 mijë euro”, arrestohen 5 shqiptarë në Spanjë, morën peng një 24-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
“Duam 100 mijë euro”, arrestohen 5 shqiptarë në

Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohen se kanë marrë peng një person dhe e kanë kërcënuar me jetë.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët kishin marrë peng një spanjoll dhe motivi i rrëmbimit ka qenë për larje hesapesh. Personi nnë fjalë u kishte borxh autorëve një shumë të madh dhe ata menduan që ato para t’i merrin mbrapsh në këtë mënyrë.

Ata morën peng 24-vjeçarin, ndërsa telefonuan të dashurën e tij duke i thënë se duhet tu jepte 100 mijë euro dhe kishte afat 48 orë, ndyshe do ta vrisnin të dashurin e saj. Vajza ka bërë denoncimin dhe gjatë oepracionit “Fjala”, u arrestun 5 persona, ndërsa u la i lirë 24-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit arritën të arrestonin tre prej autorëve , së bashku me disa thika me të cilat kërcënonin viktimën. Dy autorë të tjerë u arrestuan pak minuta më vonë pranë shtëpisë, të fshehur në një furgon.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese