Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
2.1kmh
75 %
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
18 °
Enj
15 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Dua t’i çoj një përqafim vëllait tim”, Ramës i kthen përgjigje djali i Hashim Thaçit: Babi përcjell me shumë gëzim sukseset tuaja në Shqipëri, keni të fala nga ai

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në inagurimin e aeroportit të Kukësit ka folur edhe për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Rama tha se do të donte t’i dërgonte një përqafim vëllait të tij, ndërsa shtoi se në muret e aeroportit të Kukësit është i vendosur edhe momenti kur Thaçi dhe Ibrahim Rugova nisën procesin që i hapi rrugë pavarësisë së Kosovës.

Përgjigjen kryeministrit ia ka kthyer djali i Hashim Thaçit, Endriti, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se babai i tij i ndjek me shumë gëzim sukseset e Ramës në shqipëri dhe i dërgon të fala.

“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin. Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”, shkruan djali i Hashim Thaçit.

Endrit Thaci Rama
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img